Berisha nga PDK: Osmani edhe pas tri viteve mbetet notere dhe vegël e Kurtit, nuk është unifikuese

Welcome to Kosova Today

Për PDK-në, Presidentja Vjosa Osmani, vazhdon të mbetët vegël dhe notere e Qeverisë Kurti dhe larg e të qenit person dhe figurë unifikuese. Për partinë opozitare PDK-në, Osmani poashtu është edhe recidiviste e shkelëse e Kushtetutës. Kështu thotë deputeti nga radhët e kësaj partie, Hisen Berisha në një prononcim për FrontOnline. ‘’Presidentja Osmani tani kur […]

Berisha nga PDK: Osmani edhe pas tri viteve mbetet notere dhe vegël e Kurtit, nuk është unifikuese


Për PDK-në, Presidentja Vjosa Osmani, vazhdon të mbetët vegël dhe notere e Qeverisë Kurti dhe larg e të qenit person dhe figurë unifikuese.

Për partinë opozitare PDK-në, Osmani poashtu është edhe recidiviste e shkelëse e Kushtetutës.

Kështu thotë deputeti nga radhët e kësaj partie, Hisen Berisha në një prononcim për FrontOnline.

‘’Presidentja Osmani tani kur e ka kaluar më shumë se gjysmën e mandatit, karakterizohet si vegël e Qeverisë dhe kryeministrit, recidiviste në shkeljen e Kushtetutës dhe larg të qenit personi dhe institucioni kushtetues unifikues. Presidentja thjeshtë është vënë në rolin e noteres së kryeministrit Kurti, për validimin e dëmeve qe po ia bën vendit. Është identifikuar si recidiviste e shkeljes së Kushtetutës prej ndërhyrjeve kirurgjike nën anestezion, pa i bartur përkohësisht përgjegjësitë deri me rastin e mos garantimit të funksionimit të institucioneve të pa varura, siç është mosemërimi i Kryeprokurorit”.

Berisha më tej shton se Presidentja aktuale nuk i plotëson kushtet për të qenë në këtë pozitë.

‘’Implikimi i Presidentes, në çështjet e dialogut përveç interesimit kushtetues si përfaqësuese e shtetit ndërkombëtarisht dhe detyrimit për shtyrje të proceseve politike shtetërore, përbën shkelje të Kushtetutës e cila e autorizon ekskluzivisht Kryeministrin e qeverinë në zhvillimin e dialogut e negociatave sipas platformës së miratuar në Kuvend. Prandaj kjo Presidente nuk i plotëson kushtet minimale me qenë Presidente’’, tha ai.

 

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidentja Vjosa Osmani Qeveris Kurti Kushtetut Hisen Berisha FrontOnline Kryeprokurorit Implikimi Presidentes Kryeministrin Kuvend Prandaj Presidente

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidentja Vjosa Osmani Qeveris Kurti Kushtetut Hisen Berisha FrontOnline Kryeprokurorit Implikimi Presidentes Kryeministrin Kuvend Prandaj Presidente

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online