Besim Dina zbulon dëshirën për fëmijë dhe emrat që ka menduar për ta
Besim Dina, së fundmi ishte i ftuar në një intervistë të veçantë te modelja Heidi Lushtaku, ku ndau me publikun disa të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë, Dina zbuloi dëshirën e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke ndarë madje edhe emrat […]

Besim Dina, së fundmi ishte i ftuar në një intervistë të veçantë te modelja Heidi Lushtaku, ku ndau me publikun disa të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë, Dina zbuloi dëshirën e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke ndarë madje edhe emrat që ka imagjinuar për ta.
“Unë kam qejf të kem fëmijë dhe besoj se do të ma sjellë Zoti”, tha ai gjatë intervistës, duke shtuar: “Edhe ekskluzive po t’i kallëzoj edhe emrin e djalit dhe vajzës. Vajza do ta ketë emrin Mije (nëna ime), e djali Plis, sepse babai im ka punuar plisa”.