Betohen deputetët e legjislaturës së 9-të

Deputetët e rinj, të legjislaturës së 9-të, të Kuvendit të Kosovës janë betuar, pas verifikimi të mandateve nga Komisioni. Tekstin e betimit e ka lexuar Kryesuesi i seancës, Avni Dehari. Paraprakisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit. Raporti u miratua nga 119 […]

Betohen deputetët e legjislaturës së 9-të

Deputetët e rinj, të legjislaturës së 9-të, të Kuvendit të Kosovës janë betuar, pas verifikimi të mandateve nga Komisioni.

Tekstin e betimit e ka lexuar Kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Paraprakisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit.

Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.

Miratimi i këtij raporti i hap rrugën betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.