Betohet Donald Trump/ Betimi mbi Bibël, bëhet presidenti i 47-të i SHBA
Donald Trump u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me dorën në Bibël Trump u betua se do të zbatojë dhe mbrojë Kushtetutën e SHBA. Mennjëherë pas betimit salla shpërtheu në duartrokitje dhe Trump shkoi më pas të përshëndetej me familjen e tij. Betimi i Trump u parapri nga ai [...]Read More...

Donald Trump u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me dorën në Bibël Trump u betua se do të zbatojë dhe mbrojë Kushtetutën e SHBA.
Mennjëherë pas betimit salla shpërtheu në duartrokitje dhe Trump shkoi më pas të përshëndetej me familjen e tij.
Betimi i Trump u parapri nga ai i presidentit JD Vance, i cili u zotua t’i zbatojë me vendosmëri dhe përpikmëri detyrat e tij. Vance u bë zv/presidenti i tretë më i ri në historinë e shteteve të bashkuara.
Ceremonia u mbajt në dhomën Rotunda të Kapitolit, për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Qnidra njerëz ishin në dhomë gjatë momentit të betimit, përfshirë ish-presidentët Barack Obama e Bill Clinton, të zgjedhurit e Trymp për postet kryesore dhe miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg.
Nuk mungoi as familja e Trump, që nga bashkëshortja Melania, djemtë Donald Jr dhe Eric dhe vajzat Ivanka dhe Tifany dhe fjali i vogël Barron.
Para ceremonisë inauguruese, siç e do tradita, Trump dhe bashkëshortja e tij u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga tashmë ish-presidënti Joe Biden dhe ish-zonja e parë Jill Biden.
“Mirësevjen në shtëpi!”-i tha Biden Trump sapo i shtrëngoi dorën.
Më pas të dy u nisën me limuzinë drejt ndërtesës së Capitol.
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë pritet të trondisë jo vetëm politikën amerikane, por edhe atë botërore. Është mësuar tashmë nga mediat amerikane se shefi i ri i zyrës ovale do të shpallë gjendjen e emergjencës në kufirin me Meksikën dhe do të rifillojë ndërtimin e murit që kishte nisur gjatë mandatit të tij të parë.
Trump do të nënshkruajë gjithashtu një urdhër për të riemërtuar Gjirin e Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, por nuk është e qartë nëse një president i SHBA-së ka autoritetin për ta riemërtuar pasi zona konsiderohet ujëra ndërkombëtare.
Trump tashmë do të gjejë një botë me dy vatra të nxehta lufte, një në Ukrainë dhe tjetra në Gaza në Lindjen e Mesme. Me zotimin se do t’u jap fund dy konflikteve më të përgjakshme të dekadave të fundit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojë presidenca e re e Trump./abcnews.al