Biden-Trumpit: Mirë se erdhe në shtëpi
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mirëpriti pasardhësin e tij Donald Trump për të pirë çaj në Shtëpinë e Bardhë përpara inaugurimit të tij. Dy politikanët shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, Jill Biden dhe Melania Trump. “Mirë se erdhe në shtëpi”, raportohet t’i ketë thënë Biden Trumpit në shkallët jashtë […] The post Biden-Trumpit: Mirë se erdhe në shtëpi appeared first on Albinfo.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mirëpriti pasardhësin e tij Donald Trump për të pirë çaj në Shtëpinë e Bardhë përpara inaugurimit të tij.
Dy politikanët shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, Jill Biden dhe Melania Trump.
“Mirë se erdhe në shtëpi”, raportohet t’i ketë thënë Biden Trumpit në shkallët jashtë ndërtesës, transmeton albinfo.ch.
Tradita e një takimi të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë në ditën e ndërrimit të pushtetit ka rrënjë historike në SHBA dhe shërben për të lënë mënjanë për një moment mosmarrëveshjet politike dhe për të nënvizuar transferimin paqësor të pushtetit mes dy qeverive.
The post Biden-Trumpit: Mirë se erdhe në shtëpi appeared first on Albinfo.