Bien me 30% kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë

Kalimet e parregullta në kufijtë e Evropës kanë rënë me 30% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupet e të Drejtave ia atribuojnë rënien pjesërisht politikave të BE-së që kanë theksuar parandalimin, teksa mbyllin një sy ndaj rrezikut të abuzimit të të drejtave, raporton The Guardian. [...]Read More...

Bien me 30% kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë

Kalimet e parregullta në kufijtë e Evropës kanë rënë me 30% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupet e të Drejtave ia atribuojnë rënien pjesërisht politikave të BE-së që kanë theksuar parandalimin, teksa mbyllin një sy ndaj rrezikut të abuzimit të të drejtave, raporton The Guardian.

Rënia është parë në të gjitha rrugët kryesore të migracionit në Evropë, ka thënë në një deklaratë agjencia kufitare e BE-së Frontex, duke arritur në afro 33,600 më pak mbërritje në tre muajt e parë të vitit.

Rënia më e madhe, me 64%, ishte përgjatë rrugëve që përshkojnë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kalimet në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur me 4%.

Teksa modelet e migrimit ndikohen nga një përzierje faktorësh që variojnë nga moti e deri te konfliktet, të dhënat duket se sugjerojnë një vazhdimësi të prirjes rënëse të parë në vitin 2024, kur kalimet e parregullta kufitare në Evropë kanë rënë me 38% krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë Judith Sunderland e Human Rights Watch.

Organizata është ndër të shumtat që kanë argumentuar se përqendrimi i shtuar i BE-së në parandalimin dhe mbylljen e kufijve të saj po i shtynte njerëzit të merrnin rrugë më të rrezikshme për në Evropë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me statistikat. Të mos harrojmë se kjo po vjen me koston e njerëzve që mbyten në Mesdhe, njerëzve që rrahën në kufirin Poloni-Bjellorusi dhe shtyhen përsëri në Bjellorusi, janë njerëzit që bllokohen në këneta, pyje dhe shkretëtira të ndryshme brenda dhe në periferi të BE-së”, ka thënë Sunderland.

“Ka një kosto masive njerëzore pas këtyre shifrave”.

Rënia e numrit të të ardhurve vjen pasi blloku ka arritur gjithnjë e më shumë marrëveshje me vende jashtë Evropës, si Libia dhe Tunizia, ku praktika të tilla si rrahja, dhuna seksuale dhe burgimi janë dokumentuar.