Biseda telefonike Trump-Putin për armëpushimin në Ukrainë/ Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve
Ndërsa e ardhmja e Ukrainës diskutohet pa praninë e tij nga liderët e Rusisë dhe SHBA-së, Volodymyr Zelensky ka qenë në Finlandë, duke vazhduar vizitat tek aleatët që ai filloi në ditët e para të luftës. Zelensky përsëriti thirrjet për të përfshirë Evropën në bisedimet për Ukrainën. “Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve [...]Read More...

Ndërsa e ardhmja e Ukrainës diskutohet pa praninë e tij nga liderët e Rusisë dhe SHBA-së, Volodymyr Zelensky ka qenë në Finlandë, duke vazhduar vizitat tek aleatët që ai filloi në ditët e para të luftës.
Zelensky përsëriti thirrjet për të përfshirë Evropën në bisedimet për Ukrainën.
“Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që lidhet me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën”, tha ai.
Together with the First Lady @ZelenskaUA, I am on an official visit to our friends and principled allies—Finland.
Meetings will be held with President Alexander Stubb and First Lady Suzanne Innes-Stubb, Speaker Jussi Halla-aho and members of Parliament, Prime Minister Petteri…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 18, 2025
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike që zgjatir rreth 90 minuta, lidhur me armëpushimin në Ukrainë.
Donald Trump një ditë më parë informoi mbarë botën se me Vladimir Putin do të diskutonte armëpushimin 30 ditor, fundin e luftës , çështjet territorial si dhe ndarjen e termocentraleve.
Ukraina e ka pranuar tashmë një plan të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 30 ditor dhe sipas asaj që ka deklaruar Washingtoni topi është në fushën e Rusisë./abcnews.al