Bisedime Ukrainë-Rusi/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Diskutuam për takim Zelensky, Putin, Trump

Një takim mes presidentit amerikan Donald Trump, atij rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mund te ndodhë në fund të muajit. Çështja u diskutua gjatë raundit të dytë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, tha ministri i Jashtëm ukrainas Rustem Umerov. Një takim i tillë ishte propozuar më parë nga Zelensky, [...]Read More...

Bisedime Ukrainë-Rusi/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Diskutuam për takim Zelensky, Putin, Trump

Një takim mes presidentit amerikan Donald Trump, atij rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mund te ndodhë në fund të muajit. Çështja u diskutua gjatë raundit të dytë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, tha ministri i Jashtëm ukrainas Rustem Umerov.

Një takim i tillë ishte propozuar më parë nga Zelensky, por Moska nuk kishte pranuar. Në raundin e dytë të bisedimeve u ra dakord që mes palëve të shkëmbehen të burgosur lufte. Pala ukrainase tha se delegacionet ranë dakord të shkëmbejnë të burgosurit e luftës të plagosur rëndë, të burgosurit e moshës 18 deri në 25 vjeç dhe trupat e ushtarëve të rënë.

Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov tha gjithashtu se Ukraina ka marrë memorandumin e Rusisë, duke shtuar se delegacionit do t’i duhet një javë për të vendosur për hapat e mëtejshëm. Vladimir Medinsky, kryenegociatori i delegacionit rus, tha pas bisedimeve se Rusia ka sugjeruar një armëpushim për dy-tre ditë në zona të caktuara.

Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruhen kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë.

Takimi mes delegacioneve u drejtua nga Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i Turqisë i cili më parë kishte hedhur edhe idenë e një samiti katëpalësh me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, Trump si dhe Presidentin Rus Vladimir Putin dhe Volodymir Zelensky.

Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë kërkuar nga Rusia një armëpushim 30 ditor në Luftën e Europës Lindore megjithatë Moska nuk ka dhënë ende asnjë sinjal që do të pranoj diçka të tillë./abcnews.al