Bisedimet kanë nisur, Mohamed Salah pritet të transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Mohamed Salah pritet të rikthehet në Serie A. Mohamed Salah është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë ka vendosur të largohet nga Liverpooli verën e ardhshme Sulmuesi ka qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, […]

Bisedimet kanë nisur, Mohamed Salah pritet të transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Mohamed Salah pritet të rikthehet në Serie A.

Mohamed Salah është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë ka vendosur të largohet nga Liverpooli verën e ardhshme

Sulmuesi ka qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe një mori trofesh të tjerë.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe egjiptiani ka vendosur të largohet nga Anfield Road.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Interi janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe zikaltrit kanë nisur tashmë bisedimet me agjentin e egjiptianit.