Bisedimet në Riad/ Hungaria bëhet vendi i parë evropian që informohet nga SHBA për rezultatet

Hungaria ishte vendi i parë që u informua nga Shtetet e Bashkuara për rezultatet e bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad, tha Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme hungareze, Levente Magyar. Siç ka thënë ai, Louis Bono, zyrtar në Byronë Amerikane për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë bisedës i ka [...]Read More...

Bisedimet në Riad/ Hungaria bëhet vendi i parë evropian që informohet nga SHBA për rezultatet

Hungaria ishte vendi i parë që u informua nga Shtetet e Bashkuara për rezultatet e bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad, tha Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme hungareze, Levente Magyar.

Siç ka thënë ai, Louis Bono, zyrtar në Byronë Amerikane për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë bisedës i ka thënë se përkundër faktit se nuk ka pasur hapa konkretë të dakorduar gjatë bisedimeve, “fakti që ka ndodhur është një hap i madh përpara”, njofton agjencia MTI.

Hungaria tha se edhe ajo edhe SHBA ndajnë të njëjtin synim, pra paqen në Ukrainë. Gjatë bisedës, Bono deklaroi gjithashtu se administrata e presidentit amerikan Donald Trump e sheh Hungarinë si një partner të rëndësishëm ndërkombëtar./abcnews.al