“Black out” i merr jetën pesë personave/ Ndërprerja e energjisë në Spanjë, miliona euro humbje

Të paktën pesë persona humbën jetën në Spanjë si pasojë e problemeve të shkaktuara nga ndërprerja e energjisë elektrike. Autoritetet spanjolle thanë se tre anëtarë të një familjeje humbën jetën nga asfiksia, si pasojë e monoksidit të karbonit të lëshuar nga një gjenerator i dëmtuar. Një çift 81 dhe 77 vjeç dhe djali i tyre [...]Read More...

“Black out” i merr jetën pesë personave/ Ndërprerja e energjisë në Spanjë, miliona euro humbje

Të paktën pesë persona humbën jetën në Spanjë si pasojë e problemeve të shkaktuara nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Autoritetet spanjolle thanë se tre anëtarë të një familjeje humbën jetën nga asfiksia, si pasojë e monoksidit të karbonit të lëshuar nga një gjenerator i dëmtuar.

Një çift 81 dhe 77 vjeç dhe djali i tyre 56 vjeç, raporton El Pais, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre të martën në mëngjes.

Në Valencia, një grua 46-vjeçare me aftësi të kufizuara që vuante nga një sëmundje e mushkërive ndërroi jetë pasi pajisja që e furnizonte me oksigjen ndaloi së funksionuari për shkak të mungesës së elektricitetit.

Në Madrid një 46-vjeçare humbi jetën për shkak të një zjarri në shtëpinë e saj që u shkaktua nga një qiri i ndezur.

Energjia Elektrike u rikthye të martën pothuajse plotësisht në Spanjë dhe Portugali pas ndërprerjes masive që shkakti panik dhe kaos tek qytetarët.

Në Madrid linjave e trenave është rikthyer në punë, ndërsa situata është drejt normalizimit edhe në Katalonjë.

Ndërprerja masive e energjisë shkaktoi humbje të mëdha për disa industri, sidomos për industrinë e bulmetit dhe mishit.

Komisioni Evropian njoftoi se qeveria spanjolle ka tre muaj kohë për të paraqitur një hetim mbi shkaqet e ndërprerjes masive të energjisë që goditi vendin dhe preku edhe Portugalinë dhe pjesë të Francës jugore.