“Black out” në Spanjë dhe Portugali/ Ndërprerje masive të energjisë, kaos në aeroporte dhe rrugë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka prekur këtë të hënë pjesë të Spanjës dhe Portugalisë duke bërë që semaforët të mosfunksionojnë si dhe duke shkaktuar kaos në aeroporte, stacione treni dhe Rrugë. Operatori Spanjoll i Energjisë Elektrike tha se po punonte me kompanitë vendase për të zgjidhur problemin ndërsa po hetohet për shkaqet e [...]Read More...

“Black out” në Spanjë dhe Portugali/ Ndërprerje masive të energjisë, kaos në aeroporte dhe rrugë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka prekur këtë të hënë pjesë të Spanjës dhe Portugalisë duke bërë që semaforët të mosfunksionojnë si dhe duke shkaktuar kaos në aeroporte, stacione treni dhe Rrugë.

Operatori Spanjoll i Energjisë Elektrike tha se po punonte me kompanitë vendase për të zgjidhur problemin ndërsa po hetohet për shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Të gjitha burimet po i kushtohen zgjidhjes së saj”, thuhet në një postim në X.

Kompania kombëtare hekurudhore e Spanjës, Renfe, thotë se “i gjithë rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i vendit u ndërpre” në orën 12:30 sipas orës lokale.

“Trenat u ndalën” në të gjitha stacionet, thotë kompania.

Në Portugali ndërkohë Autoritetet iu kërkuan shoferëve që të  tregojnë kujdes në rrugë për shkak të mosfunksionimit të semaforëve dhe mungesës së ndricimit në rrugë./abcnews.al