Bleranda Musa certifikohet nga “Meta”
Ekspertja shqiptare nga Kosova për rrjetet sociale është certifikuar nga Meta The post Bleranda Musa certifikohet nga “Meta” appeared first on Albinfo.

Bleranda Musa, ekspertja e njohur shqiptare për Instagram dhe Facebook, është certifikuar nga gjigandi global i teknologjisë Meta, kompania që përfshin Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, shkruan albinfo.ch.
Ajo përfundoi me sukses 6 programe të Meta-s, që nga janari deri në nëntor të këtij viti, duke përfshirë:
• Strategji Efektive për Marketingun Online
• Menaxhimi i fushatave dixhitale
• Branding dhe strategjitë kreative për rritje
• Reklamimi i Avancuar në Platformat Meta
• Analiza e të dhënave dhe performancës së fushatave.
Këto certifikata përforcon pozicionin e saj si një nga ekspertetmë të mira shqiptare në marketingun dixhital, duke dëshmuaraftësinë për të ndihmuar bizneset të arrijnë rezultate konkretepërmes platformave më të mëdha globale.
Përvoja dhe Suksesi i Blerandës:
Me një përvojë mbi 4-vjeçare dhe mbi 500 biznese tëndihmuara, Bleranda ka transformuar mënyrën se si biznesetshqiptare dhe ndërkombëtare operojnë në rrjetet sociale.
Ekspertiza e saj përfshin:
• Kthimin e ndjekësve në klientë përmes strategjive tëpersonalizuara.
• Rikuperimin e llogarive të hakuara në Instagram dheFacebook.
• Zgjidhjen e problemeve të reklamave të bllokuara, përfshirëllogaritë “Disabled” apo “Restricted.”
Në një prononcim të saj për ne, Bleranda u shpreh:
Jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë arritje. Ky certifikim ngaMeta është një njohje e rëndësishme e punës sime dhe njëmotivim i madh për të vazhduar të ndihmoj bizneset të arrijnësukses përmes fuqisë së marketingut dixhital.
Ishte një sfidë e madhe dhe plot përgjegjësi, por që ja dolambarë. Për mua, ky ishte një certifikim shumë i rëndësishëm përtë cilin kam punuar shumë dhe nuk u dorzova, pavarësishtsfidave që u shfaqën gjatë rrugës.
Ja ku jemi, në fund, E certifikuar..Suksesi nuk vjen rastësisht, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, disiplinës dhebesimit tek vetja.
Bleranda Musa mbetet një shembull frymëzimi për sipërmarrësite rinj shqiptarë dhe një emër i padiskutueshëm në fushën e marketingut në rrjetet sociale. /Albinfo.ch
The post Bleranda Musa certifikohet nga “Meta” appeared first on Albinfo.