Blerja e veturës “Audi A6”, gjykata në qershor pritet të marrë vendimin ndaj Merkos

Me dëshminë e ish-të punësuarës në Entin Shtetëror për Revizion dhe anëtarëve të Komisionit për furnizime publike pranë Komunës së Strugës përfundoi marrja në pyetje e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko për furnizimin me automobilin “Audi A6”. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 9 qershor në Gjykatën themelore […] The post Blerja e veturës “Audi A6”, gjykata në qershor pritet të marrë vendimin ndaj Merkos appeared first on InfoShqip.com.

Blerja e veturës “Audi A6”, gjykata në qershor pritet të marrë vendimin ndaj Merkos

Me dëshminë e ish-të punësuarës në Entin Shtetëror për Revizion dhe anëtarëve të Komisionit për furnizime publike pranë Komunës së Strugës përfundoi marrja në pyetje e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko për furnizimin me automobilin “Audi A6”. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 9 qershor në Gjykatën themelore në Strugë, i akuzuari duhet ta ofrojë mbrojtjen e tij, pas çka do të pasojnë fjalët përfunduese të mbrojtësit, prokurorit publik dhe shqiptimi i aktvendimit.

“Në seancën e sotme i shterëm dëshmitë verbale të cilat gjykata i pranoi, ndërkaq u paraqitën edhe dëshmi materiale. Tani mbetet të shihet dokumentacioni i plotë, t’u jepet mundësia mbrojtjes dhe prokurorisë t’i përgatisin fjalët e veta përmbyllëse dhe në seancën e ardhshme tashmë lënda të përfundohet”, deklaroi gjykatësi Jordan Jovanov, duke paralajmëruar epilog të rastit gjatë qershorit të këtij viti.

Pensionsitja Liljana Stojanova, atëherë e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion sqaroi se në kushte të llogarisë së bllokuar kryetari i Gjykatës Themelore dha vendim për shpenzimet më të domosdoshme dhe funksionimin e Komunës. Në nëntor të vitit 2017, siç shtoi, ishte bërë ndryshimi i atij vendimi dhe ishte miratuar limit mujor i Komunës prej mbi 50 milionë denarë, që do të thotë se për 12 muaj i tërë buxheti do të ishte 605 milionë, e që tejkalon buxhetin e rregullt vjetor.

Në cilësinë e dëshmitarëve u paraqitën edhe kryetari i Komisionit për furnizime publike pranë Komunës së Strugës, Alija Ajdinovski dhe Erkanda Bauta, zëvendës anëtare. Sipas tyre, procedura për furnizim të katër automjeteve mes të cilave edhe “Audi A6”, ishte kryer në pajtim me Ligjin për furnizime publike, pas vendimit të Këshillit të Komunës së Strugës për sigurim të mjeteve në buxhet për atë dedikim. Ajdinovski theksoi se në tender ka pasur dy oferta dhe se ishte zgjedhdur më e volitshmja.

Bauta, ndërkaq, e cila ishte anëtare edhe e Komisionit për shitje të automjeteve të vjetra të komunës, të cilat, sipas saj, nuk ishin funksionale, duke cekur se Komuna ka pasur nevojë për automjete të reja dhe se edhe auto parku i mëparshëm përbëhej nga automjete të shtrenjta.

Mbrojtja e Merkos konsideron se në rastin konkret nuk ekziston asnjë dëshmi për parregullsi gjatë furnizimit të automobilit “Audi A6”.

Dëshmitarët, të cilët më parë kishin arsyetime të caktuara për mosardhje në seancë, sot në Gjykatën në Strugë u sollën me polici, pas urdhrit të gjykatësit.

Në Gjykatën e Strugës sot duhet të vazhdojë seanca për vendosjen e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale, që është në procedurë të parashtrimit të dëshmive verbale të aktakuzës.

The post Blerja e veturës “Audi A6”, gjykata në qershor pritet të marrë vendimin ndaj Merkos appeared first on