Bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Qëllimi i Rusisë s’ka ndryshuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar” Zelensky bëri thirrje për sanksione të reja. “Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara”, shkroi ai, duke shtuar: “Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për [...]Read More...

Bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Qëllimi i Rusisë s’ka ndryshuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar”

Zelensky bëri thirrje për sanksione të reja.

“Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara”, shkroi ai, duke shtuar: “Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë”.

Të paktën 17 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve ukrainas.