Bombardimet ruse, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij deri më tani këtë vit. Presidenti i Ukrainës i përshkroi sulmet si një “taktikë e keqe dhe çnjerëzore të frikësimit” nga Rusia. Ndërsa një paralajmërim i Donald Trump drejtuar Vladimir Putinit [...]Read More...

Bombardimet ruse, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij deri më tani këtë vit.

Presidenti i Ukrainës i përshkroi sulmet si një “taktikë e keqe dhe çnjerëzore të frikësimit” nga Rusia.

Ndërsa një paralajmërim i Donald Trump drejtuar Vladimir Putinit për të ndaluar “goditjen” e Ukrainës, duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet e ditur se Rusia nisi sulme të rënda ajrore gjatë natës së të shtunës pasi administrata e Shtëpisë së Bardhë pezulloi shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.

SHBA ka bërë presion mbi qeverinë e Zelenskyt për të bashkëpunuar për bisedimet e paqes me Rusinë, shkruan Sky News.

Ndërkohë, kompania amerikane e hapësirës ajrore Maxar Technologies njoftoi se kishte çaktivizuar aksesin në imazhet e saj satelitore për Kievin.

Pra, aftësia e Ukrainës për të goditur brenda Rusisë dhe për të mbrojtur veten nga bombardimet është zvogëluar shumë pa imazhe të tilla.

Ndryshe, të paktën 22 persona u vranë në sulmet e fundit ruse.

“Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore, të cilës rusët shpesh përdorin”, tha Zelenesky.

Presidenti shtoi: “Ishte një nga sulmet më brutale, një e kombinuar. Sulmi ishte llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëme maksimale. Raketat, së bashku me një dron Shahed, shënjestruan pjesën qendrore të qytetit.”

“Nëntë ndërtesa banimi u goditën. Gjithashtu, qendra tregtare dhe dyqanet”, përfundoi ai.

Siç raporton misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, ky i fundit ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të vitit 2025 për civilët ukrainas./abcnews.al