Bosnjë e Hercegovinë: Gjykata urdhëron paraburgim për liderët e Republika Srpska

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin 30-ditor të liderëve të entitetit serb Republika Srpska, përfshirë presidentin Millorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiq. Ata janë nën hetim për cenim të rendit kushtetues, një vepër penale që mund të dënohet me burg deri në pesë vjet. Të tre liderët […] The post Bosnjë e Hercegovinë: Gjykata urdhëron paraburgim për liderët e Republika Srpska appeared first on Albinfo.

Bosnjë e Hercegovinë: Gjykata urdhëron paraburgim për liderët e Republika Srpska

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin 30-ditor të liderëve të entitetit serb Republika Srpska, përfshirë presidentin Millorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiq. Ata janë nën hetim për cenim të rendit kushtetues, një vepër penale që mund të dënohet me burg deri në pesë vjet.

Të tre liderët kishin refuzuar të paraqiteshin për intervistim në Prokurorinë e Bosnjës, gjë që çoi në lëshimin e një urdhri për ndalimin e tyre. Hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor 2024 dhe autoritetet boshnjake kanë kërkuar ndihmën e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) për zbatimin e urdhrit. Nëse ndalimi nuk realizohet, mund të lëshohet edhe një fletarrestim kombëtar, përcjell, albinfo.

The post Bosnjë e Hercegovinë: Gjykata urdhëron paraburgim për liderët e Republika Srpska appeared first on Albinfo.