22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
Dredhza Braina nga Prishtina ka arritur të kapërcejë kufijtë dhe të bëhet një nga emrat më premtues në fushën globale të sigurisë kibernetike, transmeton albinfo.ch. Ajo është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025, organizuar nga United Cybersecurity Alliance. Ky vlerësim shënon një arritje historike, jo vetëm […] The post 22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025” appeared first on Albinfo.

Dredhza Braina nga Prishtina ka arritur të kapërcejë kufijtë dhe të bëhet një nga emrat më premtues në fushën globale të sigurisë kibernetike, transmeton albinfo.ch.
Ajo është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025, organizuar nga United Cybersecurity Alliance.
Ky vlerësim shënon një arritje historike, jo vetëm për Dredhzën personalisht, por edhe për përfaqësimin e Kosovës në një skenë ku konkurrenca është ndërkombëtare dhe niveli jashtëzakonisht i lartë.
Me pasion, përkushtim dhe një kuriozitet të pashuar për teknologjinë dhe mbrojtjen dixhitale, Dredhza është bërë një zë i fuqishëm në një fushë që tradicionalisht ka qenë dominuar nga figura më të rritura dhe me vite përvojë.
“Ky moment është shumë i rëndësishëm për mua – është një vlerësim i pasionit, përkushtimit dhe qëllimit që më shtyn çdo ditë në rrugën time në fushën e sigurisë kibernetike”, ka deklaruar ajo në një postim ku ndan emocionin e përzgjedhjes në listën e ngushtë për këtë garë.
Për Dredhzën, siguria kibernetike është më shumë se profesion — është një mision dhe mënyrë jetese për të kontribuar në një botë më të sigurt dixhitale.
Ajo falënderoi organizatorët, Carmen Marsh dhe ekipin e Cybersecurity Woman of the Year, për njohjen e punës dhe kontributit të saj në këtë fushë kaq strategjike.
Me këtë sukses, Dredhza Braina jo vetëm që ngre më lart emrin e saj, por frymëzon të gjithë brezin e ri të profesionistëve shqiptarë – veçanërisht vajzat e reja – që ëndërrojnë të lënë gjurmë në teknologji dhe inovacion.
Rezultatet përfundimtare të çmimit priten në muajt në vijim, por për Dredhzën, ky është veçse fillimi i një rruge të jashtëzakonshme.
Ndryshe, Dredhza e ka përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin e kaluar, ajo ka qenë dy herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka prezantuar punën e saj para ekspertëve të fushës.
Për momentin, 22-vjeçarja nga Prishtina punon si eksperte e sigurisë kibernetike në specializimin Threat Researcher në një kompani amerikane. /Albinfo.ch
The post 22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025” appeared first on Albinfo.