Bota në gjunjë, për Françeskun/ Dalja e fundit, të dielën në Shën Pietër për pashkë

Papa i popullit, i shprese dhe dhembshurise. Bota vajton humbjen e papa Françeskut. Homazhet jane shpalosur nga lidere boteror ne nderim te kujtimit te kreu te shenjte, qe mbylli syte ne moshe 88 vjeçare. Zevendes presidenti amerikan, JD Vance, i cili eshte zyrtari i fundit qe zhvilloi nje takim personal me Kreun e Vatikanit ne [...]Read More...

Bota në gjunjë, për Françeskun/ Dalja e fundit, të dielën në Shën Pietër për pashkë

Papa i popullit, i shprese dhe dhembshurise. Bota vajton humbjen e papa Françeskut. Homazhet jane shpalosur nga lidere boteror ne nderim te kujtimit te kreu te shenjte, qe mbylli syte ne moshe 88 vjeçare.

Zevendes presidenti amerikan, JD Vance, i cili eshte zyrtari i fundit qe zhvilloi nje takim personal me Kreun e Vatikanit ne te Dielen e Pashkes, shprehu ne rrjete sociale: jam shume i lumtur qe e pashe, ndonese ishte dukshëm shumë i sëmurë. Shtepia e Bardhe shpreh ngushellimet nepermjet nje imazhi te atit te shenjte dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Nje njeri i madh ne la, shprehu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ne rrjete sociale, ku theksoi privilegjin e miqesise me Bergolion e ndjere. Ati i shenjte i kërkoi botës, edhe një herë, guximin për të ndryshuar drejtim, për të ndjekur një rrugë që “nuk shkatërron, por kultivon, riparon, mbron” shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Presidenti Francez Emmanuel Macron e rikujtoi papa Françeskun si nje “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.

Kancelari gjerman Fridrik Merz shpreh se Papa Françesku, i pari amerikano-latin që u ul në Selinë e Shenjtë, preku njerëzit në mbarë botën, përtej kufijve fetarë.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, shprehu se bota gjen ngushellim ne idene se trashegimia e Papa Franceskut do te na drejtoje ne nje bote te drejte, te pate dhe te meshirshme.

Edhe presidentja e parlamentit Europian, Roberta Metsola, perkujtoi atin e shenjte nepermjet nje deklarate ne rrjete sociale. “buzeqeshja e tij ngjitese rrembeu zemrat e miliona njerezve ne te gjithe boten.

Edhe Kryeministri i Spanjes, Pedro Sanchez, shprehu homazhet e tij ne rrjete sociale.

Papa Françesku u nda nga jeta mengjesin e te henes, nje dite pas Pashkeve ku ai kreu dhe daljen e tij te fundit publike, dhe ne vitin Jubilar 2025 i misherimit te Zotit, nne kuader te se ciles Roma pret miliona besimtare./abcnews.al