Bota në gjunjë, për Françeskun/ Dalja e fundit, të dielën në Shën Pjetër për Pashkë
Papa i popullit, i shpresës dhe dhembshurisë. Bota vajton humbjen e papa Françeskut. Homazhet janë shpalosur nga liderë botëror në nderim të kujtimit të kreu të shenjtë, që mbylli sytë në moshë 88 vjeçare. Një njeri i madh na la, shprehu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rrjete sociale, ku theksoi privilegjin e miqësisë me Bergolion [...]Read More...

Papa i popullit, i shpresës dhe dhembshurisë. Bota vajton humbjen e papa Françeskut. Homazhet janë shpalosur nga liderë botëror në nderim të kujtimit të kreu të shenjtë, që mbylli sytë në moshë 88 vjeçare.
Një njeri i madh na la, shprehu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rrjete sociale, ku theksoi privilegjin e miqësisë me Bergolion e ndjerë. Ati i shenjtë i kërkoi botës, edhe një herë, guximin për të ndryshuar drejtim, për të ndjekur një rrugë që “nuk shkatërron, por kultivon, riparon, mbron” shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Presidenti Francez Emmanuel Macron e rikujtoi Papa Françeskun si një “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.
Kancelari gjerman Fridrik Merz shpreh se Papa Françesku, i pari amerikano-latin që u ul në Selinë e Shenjtë, preku njerëzit në mbarë botën, përtej kufijve fetarë.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, shprehu se bota gjen ngushëllim në idenë se trashëgimia e Papa Franceskut do të na drejtojë në një botë të drejtë, të paqtë dhe të mëshirshme.
Edhe presidentja e parlamentit Europian, Roberta Metsola, përkujtoi atin e shenjtë nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale. “Buzëqeshja e tij ngjitëse rrëmbeu zemrat e miliona njerëzve në të gjithë botën.”
Edhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shprehu homazhet e tij në rrjete sociale.
Papa Françesku u nda nga jeta mëngjesin e të hënës, një ditë pas Pashkëve ku ai kreu dhe daljen e tij të fundit publike, dhe në vitin Jubilar 2025 i mishërimit të Zotit, në kuadër të së cilës Roma pret miliona besimtarë.
/ abcnews.al