Bota në zi për legjendën e Manchester United që u nda nga jeta

Denis Law, legjenda skoceze e Manchester United,u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Law, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin e viteve ’60-’70, vuante prej kohësh nga demenca. Ish-sulmuesi i njohur ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të asaj periudhe, dhe së bashku me Sir Bobby Charlton dhe George […]

Bota në zi për legjendën e Manchester United që u nda nga jeta

Denis Law, legjenda skoceze e Manchester United,u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Law, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin e viteve ’60-’70, vuante prej kohësh nga demenca.

Ish-sulmuesi i njohur ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të asaj periudhe, dhe së bashku me Sir Bobby Charlton dhe George Best, formuan një nga treshet më të frikshme në historinë e futbollit anglez. Law do të mbahet mend gjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës dhe ndikimin e madh që pati te “Djajtë e Kuq”.

Me zemër të rënduar ju komunikojmë se babai ynë, Denis Law, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ka luftuar një betejë të vështirë, por tani më në fund është në paqe. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shëndetin dhe përkujdesjen ndaj tij, në të kaluarën dhe në kohët e fundit. E dimë se sa e kanë mbështetur njerëzit dhe sa e kanë dashur. Kjo dashuri është vlerësuar gjithmonë dhe ka bërë diferencën”, komunikoi familja e tij me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.