Botohet libri “Kosova dhe Shqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë” i autorit Dr. Liridon Lika
Më 20 qershor të këtij viti (2025) Dr. Liridon Lika(editor/autor) boton librin me titull “Kosova dheShqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë”. Libri botohetnë gjuhën angleze nga shtëpia botuese e mirënjohur“Routledge” në Mbretërinë e Bashkuar. Ky libër i përbashkët ofron një analizë të thellë tëmarrëdhënieve të përgjithshme dhe të shumëanshmendërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës sëShqipërisë, me […] The post Botohet libri “Kosova dhe Shqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë” i autorit Dr. Liridon Lika appeared first on Albinfo.

Më 20 qershor të këtij viti (2025) Dr. Liridon Lika(editor/autor) boton librin me titull “Kosova dheShqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë”. Libri botohetnë gjuhën angleze nga shtëpia botuese e mirënjohur“Routledge” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky libër i përbashkët ofron një analizë të thellë tëmarrëdhënieve të përgjithshme dhe të shumëanshmendërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës sëShqipërisë, me fokus të veçantë në periudhën 2008-2025.
Libri bashkon kontribute shkencore nga akademikë, studiues dhe diplomatë nga Kosova dhe Shqipëria, duke ofruar një perspektivë të brendshme që mungonnë literaturën aktuale. Duke ofruar analiza origjinaledhe relevante, autorët e kapitujve kontribuojnëefektivisht në një kuptim më të mirë tëmarrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, duke pasuruarliteraturën ekzistuese shkencore.
I përqendruar rreth konceptit të një marrëdhënieje tëveçantë, ky libër tregon se Kosova dhe Shqipëria, tëdyja të banuara nga një shumicë dërrmuese e shqiptarëve etnikë, kanë rritur bashkëpunimin e tyreduke zhvilluar marrëdhënie solide dhe të gjerandërmjet tyre.
Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie vëllazërore, të thella dhe të gjera. Të dy shtetet kanë nënshkruarmarrëveshje dhe memorandume të shumta në fushënpolitike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe tësigurisë.
Marrëdhënia e veçantë ndërmjet Kosovës dheShqipërisë është hulumtuar përmes qasjeve origjinaledhe multidisiplinare, duke e bërë kështu studimin sa në kohë dhe relevant. Deri më tani, shumë pak studime shkencore kanë analizuar në thellësimarrëdhëniet midis dy shteteve. Duke plotësuar këtëzbrazëti, libri kontribuon në avancimin e njohurivepër këtë temë.
Libri do të jetë me interes kyç për studiues, diplomatëdhe studentë me fokus në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Histori, politikën e jashtme të Kosovës, politikën e jashtme të Shqipërisëdhe Evropën Juglindore.
Siç shprehet Liridon Lika për Albinfo:
“Përgatitja e këtij libri, i cili analizon marrëdhënietndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës sëShqipërisë, ishte një ndjenjë e veçantë dhe e bukur. Unë jam rritur me një dashuri të thellë përShqipërinë, si gjithë shqiptarët e Kosovës. Kjodashuri u përcoll brez pas brezi. Më vjen mirë që kylibër, i cili shtjellon një temë kaq të rëndësishme dheme kohë për Kosovën dhe Shqipërinë, është botuarnë bashkëpunim me kolegë dhe specialistë nga të dyshtetet. Përfundimi i këtij libri, pra, është rezultat i një pune kolektive intensive, rigoroze dhesistematike.
I jam mirënjohës shtëpisë botuese “Routledge”, editorit të saj Robert Sorsby dhe editorit të “Serisë sëStudimeve të Evropës Juglindore”, Florian Bieber, për botimin e këtij libri. Unë u jam gjithashtumirënjohës vlerësuesëve anonimë, sugjerimet, vëzhgimet dhe komentet e hollësishme të të cilëve e rritën shumë cilësinë e këtij vëllimi. Dëshiroj tëfalënderoj edhe miqtë dhe kolegët e mi ArbenHajrullahu, Armend Bekaj, Bashkim Iseni, BekimBaliqi, Enika Abazi, Hysni Syla, Pëllumb Kelmendi, dhe Sidita Kushi, për bisedat e frymëzuara dhendihmën e çmuar në komentimin dhe korrigjimin e disa kapitujve, gjë që përmirësoi ndjeshëm cilësinë e librit.
Në eksplorimin e marrëdhënieve të veçanta ndërmjetKosovës dhe Shqipërisë, libri bashkon kontributet e akademikëve, studiuesve dhe diplomatëve të njohurdhe të dalluar. Falënderoj të gjithë autorët e kapitujvetë librit për bashkëpunimin dhe punën e tyre tëçmuar: Afrim Krasniqi, Bekim Baliqi, Daut Dauti, Fisnik Rexhepi, Miftar Kryeziu, Ramadan Ilazi, Sidita Kushi dhe Sylë Ukshini.
Një falënderim i veçantë shkon për profesorinSebastian Santander, drejtor i Qendrës për Studime tëMarrëdhënieve Ndërkombëtare (CEFIR) tëDepartamentit të Shkencave Politike në Universitetine Liezhës (ULiège) në Belgjikë për mbështetjen e tij të vazhdueshme. Gjithashtu i jam mirënjohës anëtarittë CEFIR-it Robert Dopchie për ndihmën dhe kohëne tij në korrigjimin e kapitujve të ndryshëm të këtijlibri.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për EnikaAbazin, e cila me shumë pasion dhe profesionalizëmshkroi parathënien e librit. Falënderoj edhe profesorëtAlbert Doja, Dorina Bërdufi dhe Pëllumb Kelmendi, studiuesin Armend Bekaj, si dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkëndije GeciSherifi, për mbështetjen dhe përkrahjen e këtij libri.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, shprehmirënjohjen time të përzemërt për familjen time përinkurajimin dhe mbështetjen e palëkundur në çdoaspekt gjatë përfundimit të këtij libri.”
Të dhëna rreth autorit/editorit të librit:
Dr. Liridon Lika është ligjërues në Qendrën përStudime të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Center for International Relations Studies – CEFIR) tëDepartamentit të Shkencave Politike të Universitetittë Liezhës (Université de Liège) në Belgjikë.
The post Botohet libri “Kosova dhe Shqipëria: Një Marrëdhënie e Veçantë” i autorit Dr. Liridon Lika appeared first on Albinfo.