Brazili ndalon aksesin tek statuja e Krishtit, pas vdekjes së një turisti
BRAZIL- Autoritetet në Rio de Zhaneiro kanë mbyllur përkohësisht hyrjen në monumenti më të vizituar të Brazilit, atë të statujës së Krishtit për shkak të mungesës së kujdesit adekuat mjekësor pas vdekjes së një turisti të dielën. Janë pezulluar gjithashtu edhe transportet përmes teleferikut, minibusëve, si dhe mjeteve tjera më të zakonshme të transportit për [...]Read More...

BRAZIL- Autoritetet në Rio de Zhaneiro kanë mbyllur përkohësisht hyrjen në monumenti më të vizituar të Brazilit, atë të statujës së Krishtit për shkak të mungesës së kujdesit adekuat mjekësor pas vdekjes së një turisti të dielën.
Janë pezulluar gjithashtu edhe transportet përmes teleferikut, minibusëve, si dhe mjeteve tjera më të zakonshme të transportit për në statujë.
Ndalimi u vendos nga Sekretariati Shtetëror për Mbrojtjen e Konsumatorit pasi një brazilian 54-vjeçar vdiq në mëngjes teksa po ngjiste shkallët që të çojnë te Krishti.
Në momentin e aksidentit, objekti mjekësor në vendngjarje nuk ishte ende i hapur.
”Vendi nuk ka ambulancë, nuk ka pika hidratimi, nuk ka banja të përshtatshme për personat me probleme lëvizëse dhe ashensorët nuk janë plotësisht funksionalë”, kritikoi organizata ”Shenjtërorja e Krishtit Shëlbues”, e cila varet nga kryepeshkopata e Rio de Zhaneiros.