Britani e Madhe, përkujtohen qytetarët që humbën jetën nga COVID-19
Në Londër të Britanisë së Madhe u përkujtuan personat që humbën jetën për shkak të pandemisë së COVID-19. Qytetarët vizituan murin përkujtimor të krijuar përballë parlamentit për ata që humbën jetën nga coronavirusi. Ky mur i emëruar si “Muri Kombëtar Memorial i Covidit” është një mural i pikturuar nga vullnetarë për të përkujtuar viktimat e [...]Read More...

Në Londër të Britanisë së Madhe u përkujtuan personat që humbën jetën për shkak të pandemisë së COVID-19. Qytetarët vizituan murin përkujtimor të krijuar përballë parlamentit për ata që humbën jetën nga coronavirusi.
Ky mur i emëruar si “Muri Kombëtar Memorial i Covidit” është një mural i pikturuar nga vullnetarë për të përkujtuar viktimat e pandemisë së COVID-19 në Britani.
Murali përbëhet nga afërsisht 245 mijë zemra të kuqe dhe rozë, një për secilën nga viktimat e COVID-19 që ka humbur jetën me certifikatën e vdekjes së COVID-19 në Britani.