Britania e Madhe kërkon leje digjitale për hyrjen në vend
Duke filluar nga sot, udhëtarët për në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për Autorizimin e ri Elektronik të Udhëtimit (ETA), një kërkesë që do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga data 2 prill. Nga kjo datë, pasaporta nuk do të jetë më e mjaftueshme për të hyrë në BM. ETA është një kontroll [...]Read More...

Duke filluar nga sot, udhëtarët për në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për Autorizimin e ri Elektronik të Udhëtimit (ETA), një kërkesë që do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga data 2 prill.
Nga kjo datë, pasaporta nuk do të jetë më e mjaftueshme për të hyrë në BM. ETA është një kontroll digjital i sigurisë për udhëtarët që mbërrijnë në BM pa vizë.
Aplikimi kushton 10 paund, por çmimi do të shkojë në 16, muajt e ardhshëm.
”Nuk është vizë dhe nuk autorizon hyrjen, por lejon hyrjen në vend”, deklaroi Ministria e Brendshme duke vënë në dukje se edhe vendet e tjera e përdorin.
”Futja e autorizimit elektronik të udhëtimit është në përputhje me qasjen që kanë marrë shumë vende të tjera për sigurinë kufitare, duke përfshirë SHBA-në dhe Australinë, dhe ndihmon në parandalimin e individëve që paraqesin kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar”, sipas faqes.
Sistemi përfshin kontrolle për dosje kriminale, bashkë me masa të tjera sigurie.
”Ai është krijuar gjithashtu për të ndihmuar në parandalimin e keqpërdorimit të sistemit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi Home Office.
Një ETA e miratuar me sukses lejon hyrje dhe qëndrime të shumta deri në gjashtë muaj, brenda një periudhe dyvjeçare, me kusht që pasaporta të mbetet e vlefshme gjatë asaj kohe.
Për të aplikuar, Home Office rekomandon përdorimin e aplikacionit celular dedikuar kësaj.
Aplikantët do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të sigurisë, të japin detaje rreth adresës dhe vendit të tyre të punës dhe të ngarkojnë një foto të pasaportës së tyre.
Për udhëtarët nëntë vjeç e lart, kërkohet gjithashtu një foto e fytyrës së tyre.
Ata që nuk kanë një smartphone mund të përdorin një kompjuter dhe të aplikojnë përmes faqes zyrtare të internetit.