Britania e Madhe kërkon regjistrim paraprak për turistët nga 2 prilli 2025
Nga 2 prilli 2025, të gjithë vizitorët në Britaninë e Madhe do të duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA) përpara udhëtimit. Zyra e Brendshme Britanike rekomandon që aplikimi të dorëzohet të paktën tre ditë pune përpara hyrjes në vend, shkruan SRF. Leja e hyrjes kushton rreth 12 franga zvicerane dhe është […] The post Britania e Madhe kërkon regjistrim paraprak për turistët nga 2 prilli 2025 appeared first on Albinfo.

Nga 2 prilli 2025, të gjithë vizitorët në Britaninë e Madhe do të duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA) përpara udhëtimit. Zyra e Brendshme Britanike rekomandon që aplikimi të dorëzohet të paktën tre ditë pune përpara hyrjes në vend, shkruan SRF.
Leja e hyrjes kushton rreth 12 franga zvicerane dhe është e vlefshme për dy vjet ose deri në skadimin e pasaportës së udhëtarit. Aplikimi kërkon të dhëna personale si profesioni, kontakti, adresa e banimit, si dhe informacione mbi historikun penal, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve britanike, kjo masë synon rritjen e sigurisë duke identifikuar paraprakisht individët që mund të përbëjnë kërcënim. Sisteme të ngjashme janë në përdorim edhe në SHBA dhe Australi, ndërsa BE-ja pritet të zbatojë ETIAS në tetor 2025.
Aplikimi për ETA mund të plotësohet përmes smartphone-it, duke përdorur një aplikacion të dedikuar. Leja e hyrjes regjistrohet automatikisht në sistemin kufitar, duke eliminuar nevojën për ta printuar, shkruan SRF.
Përjashtohen nga kjo kërkesë qytetarët britanikë, shtetasit irlandezë dhe individët me vizë të vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
The post Britania e Madhe kërkon regjistrim paraprak për turistët nga 2 prilli 2025 appeared first on Albinfo.