Britania e Madhe ngre alarmin: Zbuluam dy avionë rusë që fluturonin në hapësirën ajrore të NATO-s
Dy avionë rusë që fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s u zbuluan nga avionët luftarakë britanikë në dy incidente të ndryshme këtë javë. BBC shkruan se avionët RAF të mbretërisë së Bashkuar pikasën avionin e parë të inteligjencës ruse më 15 prill, ndërsa dy ditë më vonë pranë hapësirës ajrore të Kaliningradit u pikas një [...]Read More...

Dy avionë rusë që fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s u zbuluan nga avionët luftarakë britanikë në dy incidente të ndryshme këtë javë.
BBC shkruan se avionët RAF të mbretërisë së Bashkuar pikasën avionin e parë të inteligjencës ruse më 15 prill, ndërsa dy ditë më vonë pranë hapësirës ajrore të Kaliningradit u pikas një tjetër avion rus dhe sipas ministrisë së mbrojtjes së mbretërisë së bashkuar, të dy avionët u detyruan të devijojnë rrugën e nisur.
Alarmin për rrezikun e shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s e dha baza ajrore Malborkut në Poloni, ndërsa avionët e mbretërisë së bashkuar që mbrojnë krahun lindor të NATO-s, së bashku me Suedinë u vunë menjëherë në lëvizje.
Ministri për Forcat e Armatosura, Luke Pollard, deklaroi se Britania është e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s.