BUBBLES, filmi që promovon ndërveprimin kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë, mbajti dje premierën në Tiranë

Welcome to Kosova Today

Pas një turi të suksesshëm në Europë, filmi “Bubbles’ vjen për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e përmbledhjes kinematografike “Italian Screens – Kinemaja e re Italiane”, në një organizim nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. “Bubbles” është një film me metrazh të shkurtër i xhiruar në Piazza Aldo Moro në Cerveteri dhe […]

BUBBLES, filmi që promovon ndërveprimin kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë, mbajti dje premierën në Tiranë

Pas një turi të suksesshëm në Europë, filmi “Bubbles’ vjen për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e përmbledhjes kinematografike “Italian Screens – Kinemaja e re Italiane”, në një organizim nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

“Bubbles” është një film me metrazh të shkurtër i xhiruar në Piazza Aldo Moro në Cerveteri dhe i xhiruar në gjuhën italiane.
Ky film ka marrë vëmendjen e audiencës që në hapat e parë nga sheshi i xhirimeve. Filmi Bubbles është produksion italian dhe me një standard konkurrues me kinematografinë botërore. Produksioni që ka bërë të mundur realizimin e këtij filmi është PianoB Produzioni dhe “Andromeda Film srl” me regji nga Meri Dishnica.

MicrosoftTeams-image (2)

Premira shqiptare e filmit Bubbles është mbajtur dje në Kinema Millennium në Tiranë duke sjellë një frymë të bashkëpunimit ndërkulturor mes Italise dhe Shqipërisë.

Vlera emocionale dhe artistike e filmit shtohet nga prezenca e artistes së madhe Margarita Xhepa e cila nderon filmin me një rol të vogël por shumë domethënës.

Filmi na nxit të mendojmë për pritjet… dhe në mënyrat se si ajo provokon jetët tona. Të gjithë ne mund të jemi duke pritur “gjëra”, nga ato më të voglat e më të parëndësishmet, deri tek ato ekzistencialet, pritjet për punën, pritjet në rradhë, pritjet për shërbime, pritjet për një jetë më të mirë, pritjet për kafen, ashensorin, semaforin, për dashurinë.
“Në retrospektivë mund të shohim se një pjesë e madhe e kohës na ka ikur duke pritur” dhe filmi ‘Bubbles’ provokon pikërisht këtë.
Pak nga fjalimi që Autorja Meri Dishnica mbajti gjatë premierës së Bubbles.

Screenshot 2024-04-18 123254

‘Para së gjithash më duhet të them, se nuk mund ta fsheh kënaqësinë të shoh emrin tim ne hyrje të kinemasë, në një rrugë ku kaloj çdo ditë. Është një emocion i veçantë, dhe për këtë më duhet të falenderoj institutin italian të kulturës, që vendosi filmin tim Bubbles në këtë përmbledhje filmash të quajtur “italian screens – kinemaja e re italiane”. Një organizim ky që jehon bashkëpunimin ndërkulturor mes Italisë dhe Shqipërisë. Filmi Bubbles vjen si një produksion italian, nga autore shqiptare, dhe flet një gjuhë universale.’

MicrosoftTeams-image (3)

Photo By Al.ma Photo

Linku: acromax

Burimi i fotos:arkivanews