Bujar Osmani akuzon Qeverinë për vonesat në autostradën Shkup-Bllacë

Nënkryetari i BDI-së kritikon Qeverinë për vonesat në autostradën Shkup-Bllacë
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik Integral (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë. Ai ka akuzuar Qeverinë se për dy vite ka justifikuar vonesat duke pretenduar se po ndryshohej trasa e projektit.
“Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë.
Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur.
Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një ‘ndryshim traseje’ që nuk ka ekzistuar kurrë.
Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?”, ka shkruar Bujar Osmani në një postim.
Me pak fjalë
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar Qeverinë se ka humbur dy vite duke pretenduar ndryshime në projektin e autostradës Shkup–Bllacë, ndërsa në realitet nuk është ndryshuar asnjë element në projekt. Ai kërkon përgjigje për vonesat që kanë ndodhur gjatë këtij procesi.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



