Futbollisti shqiptar ftohet nga SHBA-ja

Futbollisti shqiptar ftohet nga SHBA-ja

Adri Mehmeti i Red Bull New Yorkut e ka bindur përzgjedhësin Mauricio Pochettino për ta ftuar për ndeshje zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mehmeti është në listën e futbollistëve të ftuar nga tekniku argjentinas për ndeshjet çerekfinale ndaj Haitit, në Ligën e Kombeve të zonës CONCACAF.

Mesfushori 17-vjeçar debutoi te SHBA-ja në shtator, ndërsa luajti edhe në tetor, transmeton albinfo.ch.

Me 17 vjet e 173 ditë, ai u bë futbollisti i pestë më i ri që debuton te përfaqësuesja e SHBA-së.

Mehmeti i ka 31 ndeshje në ligën MLS, ndërsa ka kontribuuar me një gol e nëntë asistime.

The post Futbollisti shqiptar ftohet nga SHBA-ja appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.