Bunjaku e LDK-së: Qeveria fajtore për gjendjen në Trepçë, punëtorët ta padisin atë

Welcome to Kosova Today

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku shprehet se fajtore për gjendjen e krijuar në Ndërmarrjen Trepça është Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik si dhe ndërhyrjet politike në Bordin e ndërmarrjes. ‘’Fajtori i vetëm është Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit […]

Bunjaku e LDK-së: Qeveria fajtore për gjendjen në Trepçë, punëtorët ta padisin atë

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku shprehet se fajtore për gjendjen e krijuar në Ndërmarrjen Trepça është Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik si dhe ndërhyrjet politike në Bordin e ndërmarrjes.

‘’Fajtori i vetëm është Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërhyrjet politike në Bordin e Ndërmarrjes. Ju kujtoj dhe citoj atë që kishte thënë Ministrja Artane Rizvanolli para pak kohësh: “Së bashku me Kryesuesen e Bordit, Rrezarta Pllana, Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku, i siguruam ata që investimet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, të sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet.  Përkundër sfidave’’, deklaroi Bunjaku për Front Online.

Ajo për FrontOnline thotë se punëtorët e Trepçës duhet të shkojnë në IPK për të bërë ankesë e më pas të padisin edhe Qeverinë e Kosovës për trajtimin që iu ka bërë.

‘’Trepça ka nevojë që të unifikuar të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni. Punëtorët e Trepçës duhen të paraqiten në Inspektoratin e Punës për ankesë, duhen paditur Qeverinë e Kosovës, e të kompensohen për trajtimin e padinjitetshëm që po u bëhen minatorëve’’

Më tej deputetja Bunjaku thotë se kanë rënë përformancat e ndërmarrjeve publike me ardhjen e VV-së .

‘’Performanca e çdo ndërmarrjeje publike ka rënë dukshëm, pasi ka ndërhyrje politike, kurdisje të bordeve me militantë partiakë nga radhët e Vetëvendosjes, me mungesë të kuadrove të dëshmuara në zhvillim ekonomik krejt ky pushtet’’.

Ajo thotë se VV sa ishte në opozitë pa ndalë e përmendën Trepçën ndërsa sot po bëjnë vetëm regres.

‘’Prandaj e kemi gjendjen e mjerueshme, mosmbajtje të premtimeve për kushte më të mira për punëtorët e Trepçës. Nuk janë në gjendje t’i japin as pagat, e lëre më t’i rrisin pagat e të investojnë në infrastrukturë të vjetruar. Në opozitë e kanë zënë në gojë më së shumti Trepçën. Kur erdhën në pushtet, jo që nuk sollën asnjë ndryshim, por sollën vetëm regres’’, thotë Bunjaku.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputetja Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Valentina Bunjaku Qeveria Kosov Ministria Zhvillimit Ekonomik Bordin Fajtori Ministrja Artane Rizvanolli Kryesuesen Bordit Rrezarta Pllana Kryeshefin Ekzekutiv Bashkim Kurti Shyqri Sadiku Front Online FrontOnline Qeverin Mitrovic Inspektoratin Performanca Prandaj

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputetja Komisionit Parlamentar Ekonomi Industri Tregti Valentina Bunjaku Qeveria Kosov Ministria Zhvillimit Ekonomik Bordin Fajtori Ministrja Artane Rizvanolli Kryesuesen Bordit Rrezarta Pllana Kryeshefin Ekzekutiv Bashkim Kurti Shyqri Sadiku Front Online FrontOnline Qeverin Mitrovic Inspektoratin Performanca Prandaj

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online