Bursat aziatike përjetojnë rënie drastike

Tregjet financiare në Azi janë goditur rëndë këtë të hënë, duke përjetuar rënie të thella si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pas një jave të trazuar në Wall Street, paniku ka kapluar edhe bursat aziatike, ku investitorët po reagojnë ndaj masave hakmarrëse të shpallura nga Kina ndaj tarifave […] The post Bursat aziatike përjetojnë rënie drastike appeared first on Albinfo.

Bursat aziatike përjetojnë rënie drastike

Tregjet financiare në Azi janë goditur rëndë këtë të hënë, duke përjetuar rënie të thella si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pas një jave të trazuar në Wall Street, paniku ka kapluar edhe bursat aziatike, ku investitorët po reagojnë ndaj masave hakmarrëse të shpallura nga Kina ndaj tarifave të reja doganore të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan DW.

Në Bursën e Tokios, rreth orës 00:10 GMT, indeksi kryesor Nikkei ra me 7.44 për qind, duke u ulur në 31,255 pikë. Indeksi më i gjerë Topix pësoi një humbje edhe më të madhe, duke u ulur me 8.14 për qind. Tregu i Seulit ndoqi të njëjtin trend negativ, me indeksin Kospi që shënoi një rënie prej 4.77 për qind, transmeton albinfo.ch.

Bursa e Sidneit në Australi gjithashtu pësoi një goditje të rëndë, me indeksin S&P/ASX 200 që ra me 5.83 për qind.

Ndërkohë, tregjet në Kinë dhe Hong Kong panë rëniet më dramatike. Vetëm pak pas hapjes së tregut, rreth orës 1:30 GMT, indeksi Hang Seng në Hong Kong u rrëzua me 9.28 për qind, duke arritur në 20,730.05 pikë. Në Kinën kontinentale, indeksi i përbërë i Shangait ra me 4.5 për qind, ndërsa një tjetër indeks i saj pësoi një ulje prej 3.01 për qind.

Tregjet tjera në rajon nuk mbetën të paprekura: indeksi i aksioneve në Tajvan ra me gati 10 për qind në sesionin e parë të mëngjesit, ndërsa bursa e Singaporit shënoi një rënie prej 7 për qind, shkruan DW.

Rënia e koordinuar në bursat aziatike është një tregues i frikës globale mbi ndikimet ekonomike të një konflikti tregtar në shkallë të gjerë. Analistët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të rriten. Investitorët, ndërkohë, janë duke u tërhequr nga aksionet dhe po kërkojnë strehë në asete më të sigurta si ari dhe obligacionet shtetërore, transmeton albinfo.ch.

The post Bursat aziatike përjetojnë rënie drastike appeared first on Albinfo.