Britanisë i sugjerohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Ish-kreu i Shërbimit Sekret Britanik MI6, Sir Alex Younger, ka sugjeruar që Britania mund të duhet të prezantojë një formë të re rekrutimi, përballë kërcënimeve të reja të sigurisë ndërkombëtare. Ai ka propozuar që qeveria mund të kërkojë nga qytetarët britanikë të ofrojnë shërbimin e tyre në një formë apo tjetër, por pa e arritur […] The post Britanisë i sugjerohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on Albinfo.

Ish-kreu i Shërbimit Sekret Britanik MI6, Sir Alex Younger, ka sugjeruar që Britania mund të duhet të prezantojë një formë të re rekrutimi, përballë kërcënimeve të reja të sigurisë ndërkombëtare. Ai ka propozuar që qeveria mund të kërkojë nga qytetarët britanikë të ofrojnë shërbimin e tyre në një formë apo tjetër, por pa e arritur deri te shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë.
Në një intervistë për podkastin “Today” të BBC-së, Younger ka theksuar se nuk po bëhet fjalë për “rekrutimin e përgjithshëm”, por për mundësinë e krijimit të një sistemi të angazhimit që do të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë kombëtare në raste emergjente. Ai ka krahasuar këtë me modelin e Suedisë, ku qeveria ka të drejtën të detyrojë qytetarët të ofrojnë shërbimin e tyre në kushte të jashtëzakonshme.
Në një zhvillim tjetër, për shkak të rritjes së kërcënimeve ruse, autoritetet britanike kanë kërkuar që çdo familje të jetë e përgatitur për një emergjencë 72-orëshe, në rast se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike do të shkaktonin ndërprerje të energjisë. Çdo familje është udhëzuar të përgatisë një komplet mbijetese që përfshin ushqime të thata, ujë të ambalazhuar, medikamente, një radio me bateri, dokumente identifikimi dhe një thikë zvicerane shumëfunksionale, përcjell albinfo.ch.
Ky paralajmërim vjen në një periudhë shqetësimesh të theksuara për aktivitetet ruse në Detin e Veriut, ku janë zbuluar anije spiune dhe sensorë që dyshohet se janë vendosur nga Rusia për të monitoruar infrastrukturën e rëndësishme të Britanisë, përfshirë tubacionet e gazit dhe kabllot e telekomunikacionit.
The post Britanisë i sugjerohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on Albinfo.