Hungaria kërkon nga BE-ja të shmangë luftën tarifore
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të ndërmarra hapa konkrete për të parandaluar luftën globale tarifore dhe në vend të kësaj të nisë negociata tregtare me SHBA-në dhe Kinën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, refuzon të tërhiqet nga tarifat pavarësisht frikës në rritje për një [...]Read More...

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të ndërmarra hapa konkrete për të parandaluar luftën globale tarifore dhe në vend të kësaj të nisë negociata tregtare me SHBA-në dhe Kinën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, refuzon të tërhiqet nga tarifat pavarësisht frikës në rritje për një recesion global.
Szijjarto në një postim në rrjetet sociale tha se ekonomia e Hungarisë varet nga eksportet.
“Eksportet luajnë një rol të madh në ekonominë e Hungarisë. Falë ekspertizës dhe përkushtimit të punëtorëve hungarezë, performanca jonë e eksportit tejkalon shumë atë që pritet bazuar në numrin e popullsisë sonë. Pra, është e qartë se interesi ynë janë negociatat në vend të një lufte tarifash”, tha Szijjarto.
Shefi i diplomacisë hungareze theksoi se presin që Komisioni Evropian të zgjidhë tensionet me SHBA-në dhe Kinën përmes negociatave.
Ai shtoi se Hungaria nuk “pret” thjesht bisedime, por “propozime dhe rezultate serioze”.
Blloku evropian prej 27 vendesh anëtare përballet me tarifa të importit prej 25 për qind për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifa reciproke prej 20 për qind për pothuajse të gjitha mallrat e tjera nën politikën tregtare agresive të presidentit Trump.