Në mbrojtje të breshkave, Indi banorët e një qyteti patrullojnë në bregdet prej 4 dekadash

Për gati katër dekada, banorët në qytetin bregdetar të Indisë jugore, Chennai, patrullojnë plazhet gjatë netëve me hënë, duke u përpjekur të mbrojnë breshkat dhe të vezët që ato lënë në rërë. Qentë e uritur, vendasit që kërkojnë t’i vrasin dhe dritat çorientuese janë ndër rreziqet me të cilat përballen breshkat në këtë zonë dhe [...]Read More...

Në mbrojtje të breshkave, Indi banorët e një qyteti patrullojnë në bregdet prej 4 dekadash

Për gati katër dekada, banorët në qytetin bregdetar të Indisë jugore, Chennai, patrullojnë plazhet gjatë netëve me hënë, duke u përpjekur të mbrojnë breshkat dhe të vezët që ato lënë në rërë.

Qentë e uritur, vendasit që kërkojnë t’i vrasin dhe dritat çorientuese janë ndër rreziqet me të cilat përballen breshkat në këtë zonë dhe vezët e tyre. Atyre mund të duhen deri në 60 ditë për t’u çelur.

Shumë breshka janë kapur në det të hapur në rrjetat e peshkimit, të cilat vetëm këtë vit kanë vrarë qindra prej tyre në zonë. Megjithatë, banorët vendas kanë mbledhur dhe mbrojtur më shumë se 260,000 vezë breshkash këtë vit në Chennai, kryeqyteti i shtetit Tamil Nadu të Indisë.

Banorët patrullojnë plazhet duke kërkuar për breshka të vendosura në fole ose grumbuj rëre që mund të tregojnë se vezët janë groposur aty. Kur gjejnë një fole vezësh, i transportojnë në një zonë të mbrojtur dhe i rigroposin në të njëjtën thellësi që u gjetën fillimisht.

Kjo është thelbësore pasi temperaturat ndikojnë se çfarë seksi do të jenë breshkat. Studiuesit thonë se rritja e temperaturave nga ngrohja e planetit e shkaktuar nga njeriu po rezulton në lindjen e më pak breshkave meshkuj.

Patrullat fillojnë rreth mesnatës çdo ditë gjatë sezonit të lëshimit të vezëve të breshkave, i cili zgjat nga dhjetori në prill./abcnews.al