Buxheti, Zemaj: Treni i fundit i VV-së, po mundohet të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për media thotë se seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo seancë është thirrur vetëm që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe VV-ja, të zhvishen nga përgjegjësia e dështimit të tyre. “Pas konsumimit të çdo

Buxheti, Zemaj: Treni i fundit i VV-së, po mundohet të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit
Buxheti, Zemaj: Treni i fundit i VV-së, po mundohet të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit

Buxheti, Zemaj: Treni i fundit i VV-së, po mundohet të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për media thotë se seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo seancë është thirrur vetëm që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe VV-ja, të zhvishen nga përgjegjësia e dështimit të tyre.

“Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave, krijimin e institucioneve, sot po provohet treni i fundit. Një seancë jolegjitime, jologjike, dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues, e me logjikën dhe praktikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit të saj”, tha Zemaj.