Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor appeare Statusin e specializantëve do ta barazojmë mes praktikantëve “shtetëror dhe privat” dhe secili prej tyre do të marrë kompensim fillestar mujor prej 60.000 denarë. Për çdo specializant do të hapet një vend pune në rrjetin shëndetësor, duke vërë fokusin tek fushat dhe qytetet mjekësore prioritare në vend dhe deri në vitin 2028 do të kemi […] The post Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor appeared first on INA ONLINE.

Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor

The post d first on INA ONLINE.Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor appeare

Statusin e specializantëve do ta barazojmë mes praktikantëve “shtetëror dhe privat” dhe secili prej tyre do të marrë kompensim fillestar mujor prej 60.000 denarë. Për çdo specializant do të hapet një vend pune në rrjetin shëndetësor, duke vërë fokusin tek fushat dhe qytetet mjekësore prioritare në vend dhe deri në vitin 2028 do të kemi 1000 specializantë të rinj”, tha Bytyqi.

Ai paralajmëroi investime edhe në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore.

“Do të punojmë në modernizimin dhe rajonalizimin e qendrave onkologjike në vend (Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë, Kumanovë) në mënyrë që pacientët me sëmundje malinje terapinë moderne më lehtë ta marrin sa më afër shtëpive të tyre”, tha Bytyqi.

Nënkryetari i partisë njoftoi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja do të hiqet participimi në shëndetin publik.

“Shëndetësia publike do të jetë falas për të gjithë të siguruarit, nuk do të ketë më participim! Por shëndetësia publike falas nuk do të shkaktojë shpenzime shtesë, e as nuk do të rriten kontributet e sigurimeve shëndetësore – ato do të mbeten më të ulëtat në rajon, në nivelin 7.2%”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se ndryshimet janë të nevojshme, por do të bëhen me debat publik, përmes të cilit do të ofrohet një sistem për të përcaktuar një paketë shërbimesh shëndetësore, me një nivel të përshtatshëm cilësor dhe periudhë kohore, për të cilën do të përshtaten kontributet në lidhje me paketat e mbrojtjes shëndetësore.

“Ne e dimë se nuk ka zgjidhje të shpejta, por së bashku me shumicën e qytetarëve, kemi besim se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet e vetmja rrugë për ndryshime pozitive thelbësore dhe të qëndrueshme në shëndetësi. Prandaj, LSDM-ja nuk heq dorë nga e ardhmja”, tha Bytyqi nga Shuto Orizare.

The post Bytyqi: Shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Bytyqi Statusin Shkup Manastir Shtip Tetov Kumanov Qeveris Bashkimin Evropian Prandaj Shuto Orizare

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Bytyqi Statusin Shkup Manastir Shtip Tetov Kumanov Qeveris Bashkimin Evropian Prandaj Shuto Orizare

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online