Cakolli: Përsëritja e votimit të diasporës, siç kërkon VV, rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Intituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në profilin e tij lidhur me ankesën që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP për anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e procesit. Cakolli ka thënë dyshimet për manipulime duhet të trjtohen me kujdes, megjithatë ka shtuar se një anulim i plotë i

Cakolli: Përsëritja e votimit të diasporës, siç kërkon VV, rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Intituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në profilin e tij lidhur me ankesën që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP për anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e procesit. Cakolli ka thënë dyshimet për manipulime duhet të trjtohen me kujdes, megjithatë ka shtuar se një anulim i plotë i votës së diasporës do të shkaktonte pasoja të mëdha.

Përveç vonesës për certifikim të rezultateve, Cakolli ka thënë se kjo do të ndëshkonte edhe ata që kanë votuar në rregullt.

“Në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme”, ka sugjeruar Cakolli.

Postimi i plotë:

Në kuadër të ankesave të dorëzuara në PZAP, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi.

Edhe pse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, anulimi i plotë i votës së diasporës do të kishte pasoja të mëdha. Një vendim i tillë jo vetëm që do të shkaktonte vonesa në certifikimin e rezultateve, por mbi të gjitha do të ndëshkonte edhe ata qytetarë që kanë votuar në mënyrë të rregullt.

Në vend të një qasje “all-in” që rrezikon të cenojë besimin në procesin zgjedhor, një hetim i thelluar dhe i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më e qëndrueshme.