Cakolli: Presidentja s’ka punë me seancën tjetër, duhet ta caktojë kryesuesi

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për “Front Online” se përgjegjësia për hapat e mëtejmë tashmë bie mbi Kuvendin dhe partitë politike, ndërsa roli i Presidentes ka përfunduar me thirrjen e seancës. “Presidentja e vendit nuk ka rol konsultativ e as këshillues në

Cakolli: Presidentja s’ka punë me seancën tjetër, duhet ta caktojë kryesuesi


Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për “Front Online” se përgjegjësia për hapat e mëtejmë tashmë bie mbi Kuvendin dhe partitë politike, ndërsa roli i Presidentes ka përfunduar me thirrjen e seancës.

“Presidentja e vendit nuk ka rol konsultativ e as këshillues në raport me deputetë. Tash është në përgjegjësinë e kryesuesit të seancës që të organizojë dhe të mbledh deputetë në një seancë të radhës më së largu 48 orë nga momenti i dështimit. Për shkak se nuk ka arsye që presidentja të caktojë një seancë të re. Në bazë të aktgjykimeve në fuqi të Gjykatës Kushtetuese seanca konstituive thirret vetëm një herë, ajo mund të dështojë sikur ka qenë përvoja në vitin 2014 përafërsisht 6 muaj. Kjo nënkupton që një seancë e re duhet të mbahet më së voni të enjten paradite”, deklaroi Cakolli.