Canaj: Shtetet partnere të Kosovës s’po i besojnë më kryeministrit Kurti

Welcome to Kosova Today

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka folur rreth vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, dhe se çfarë po bartin pas vetes ato vendime. Ai shton se tani shtetet partnere të Kosovës nuk po kanë më besim në kryeministrin tonë, e këtë po e pëson edhe vet Kurti, njofton Klankosova.tv. “Kur ka deklarata kundërthënëse nga […]

Canaj: Shtetet partnere të Kosovës s’po i besojnë më kryeministrit Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka folur rreth vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, dhe se çfarë po bartin pas vetes ato vendime.

Ai shton se tani shtetet partnere të Kosovës nuk po kanë më besim në kryeministrin tonë, e këtë po e pëson edhe vet Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Kur ka deklarata kundërthënëse nga të gjithë eksponentët atëherë ne dikujt si qytetarë të kësaj republike duhet t’i besojmë, te dikush duhet të bazohemi pasi që ata e kanë drejtimin e këtij shteti”, tha Canaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pas zotimeve në Ohër dhe pas bisedimeve në Bruksel pas një kohë të gjatë, ne tani gjendemi para një akti të kryer, kemi edhe deklarime, sikur ai i Escobarit që faktikisht la të kuptohet që iniciativa apo mendimin e Asociacionit mund të merret edhe si kusht për Këshillë të Evropës. Pra edhe vet qeveria është para një situate, nuk e di a është e menduar nga ata apo ajo, nuk e di a e kën menduar që të ketë marrje kohe, është vështirë edhe të thuhet se a do të ketë apo jo”.

“E kam përshtypjen që tanimë qeveritë, po flasë për qeveritë partnere, të shteteve partnere të Kosovës, e kanë humbur besimin te kryeministri, nuk e shohin më si partner të besueshëm, dhe kryeministri tani e ka shumë të vështirë që të rindërtojë besim”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kosov Austri Blerim Canaj Albin Kurti Klankosova Rubikon Bruksel Escobarit Asociacionit Evrop

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kosov Austri Blerim Canaj Albin Kurti Klankosova Rubikon Bruksel Escobarit Asociacionit Evrop

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online