“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.
Gjatë këtij aksioni, përmes një konference për media, u bë e ditur se u konfiskuan bexha policorë, uniforma, çanta ushtarake, video kaseta, targa veturash me UR , katër telefona, një aparat fotografik, mbi 40 fishekë, mbi 30 mijë euro dhe po ashtu mbi 3 mije euro qe u gjetën si dinarë.
Ndërkohë të arrestuarit janë:
N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.
B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




