Çfarë kërkon nisma për të cilën po votohet sot në Zvicër
Votohet nisma e përgjegjësisë mjedisore e iniciuar nga të Gjelbrit e Rinj kërkon që Zvicra të mos konsumojë më shumë burime se sa mund të regjenerojë The post Çfarë kërkon nisma për të cilën po votohet sot në Zvicër appeared first on Albinfo.

Sot në Zvicër, votohet vetëm për një nismë në nivel nacional. Bëhet fjalë për nismën e përgjegjësisë mjedisore të iniciuar nga të Gjelbrit e Rinj. Kjo nismë kërkon që Zvicra të mos konsumojë më shumë burime në të ardhmen nga sa ofron planeti.
Nisma, si e tillë, është në pozitë mjaft të vështirë, sa i përket përkrahjes së saj. Kështu, Këshilli Federal, Parlamenti dhe pothuajse të gjitha partitë kërkojnë refuzimin e nismës pa ofruar kundërpropozim: Nga partitë e përfaqësuara në Parlament, vetëm të Gjelbërit dhe PS-ja kanë miratuar nismën.
Këto janë argumentet e Iniciativës për Përgjegjësi Mjedisore: Mbështetësit e nismës janë të bindur se: Zvicra po konsumon më shumë burime sesa do të lejonte menaxhimi i qëndrueshëm brenda kufijve planetarë.
“Kjo do të thotë se duhet të përdoren vetëm burime që mund të rigjenerohen. Në këtë mënyrë, baza natyrore e jetës së njerëzimit ruhet”, argumentojnë nismëtarët rreth bashkëpresidentit të të Gjelbërve të Rinj: “Zgjidhjet dihen: Ne duhet të favorizojmë tranzicionin e mobilitetit, të zgjerojmë burimet e rinovueshme dhe të kërkojmë plane nga kompanitë se si ato synojnë të arrijnë zeron neto” (të ndotjes së ambientit).
Gjatë fushatës së votimit, kundërshtarët kanë paralajmëruar se duke votuar këtë iniciativë ndodh “varfërimi” i vendit. Nisma bën thirrje për një “reduktim rrënjësor” të konsumit të burimeve “me 67 për qind” brenda një dekade.
Liberalët e Rinj luftojnë kundër nismës së përgjegjësisë mjedisore: Ata po paralajmërojnë kështubkundër një “kthimi në Epokën e Gurit”.
“Aktualisht, vetëm vendet në zhvillim si Afganistani ose Haiti operojnë brenda kufijve planetarë – jo për shkak të përdorimit efikas të burimeve, por për shkak të nivelit të ulët të prosperitetit”, thonë ata: Për të arritur këtë nivel, të gjitha vendimet e konsumit do të duhej të rregulloheshin dhe kontrolloheshin nga shteti, argumentojnë kundërshtarët e nismës së përgjegjësisë mjedisore.
Veç iniciativës së përmendur, të vetme nacionale, sot në Zvicër votohen shumë nisma në nivel lokal dhe kantonal.
The post Çfarë kërkon nisma për të cilën po votohet sot në Zvicër appeared first on Albinfo.