Çfarë mund të bëni tani për të parandaluar diabetin

Welcome to Kosova Today

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd. Statistikat botërore, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se një në dy vetë të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e para-diabetit. Në 70 për qind të rasteve, këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2. Shanset që […] The post Çfarë mund të bëni tani për të parandaluar diabetin appeared first on ATV.

Çfarë mund të bëni tani për të parandaluar diabetin

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd.

Statistikat botërore, të cilave u referohet tregojnë se një në dy vetë të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e para-diabetit.

Në 70 për qind të rasteve, këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2.

Shanset që një fëmijë që preket nga diabeti janë 1 në 7 nëse prindi diagnostikohet me këtë sëmundje përpara moshës 50 vjeçare.

90 për qind e njerëzve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 janë mbipeshë ose obezë.

Niveli botëror i obezitetit është trefishuar që nga viti 1975.

Çelësi i parandalimit të diabetit dhe shëndetit të mirë
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.

Hiqni dorë nga sheqeri
Ushqimet industriale të pasura me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës.

Këtu përfshihen edhe lëngjet e frutave, patatet e skuqura, ushqimet e paketuara, salcat e gatshme, buka e bardhë, alkooli etj.

Fruta dhe perime
Përveç heqjes dorë nga ushqimet e shpejta, njeriu duhet të hajë më shumë perime si barishte, lakër, lulelakër, brokoli, speca, kërpudha e të tjerë.

Për më tepër, nuk duhet të anashkaloni arrorët, avokadot dhe peshqit e freskët.

Aktiviteti fizik
Sipas të dhënave të një jetë pasive nxit rezistencën ndaj insulinës.

Ekspertët shpjegojnë se aktiviteti fizik luan një rol domethënës në parandalimin e diabetit ë tipit 2.

Aktiviteti fizik duhet të jetë i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje që të ndihmojë për shëndetin.

Përshpejtimi i tretjes
Një nga mënyrat për të përshpejtuar metabolizmin është të konsumoni sasi jo të mëdha ushqimi në vakt.

Supat përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrat.

Konsumi i tyre pengon shfrenimin me ushqyerjen, thonë ekspertët.

 

The post Çfarë mund të bëni tani për të parandaluar diabetin appeared first on ATV.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Diabeti Statistikat AgroWeb Shanset Niveli Ushqyerja Heqja Regjimet Hiqni Ushqimet Fruta Aktiviteti Sipas Ekspert Supat Konsumi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Diabeti Statistikat AgroWeb Shanset Niveli Ushqyerja Heqja Regjimet Hiqni Ushqimet Fruta Aktiviteti Sipas Ekspert Supat Konsumi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online