Cikloni “Zelia” godet Australinë Perëndimore

Cikloni i fuqishëm tropikal Zelia, i kategorisë 5, ka prekur tokën sot duke goditur veriun e Australisë Perëndimore, tha Byroja e Meteorologjisë (BoM). Autoritetet paralajmëruan për pasojat “shumë shkatërruese” të ciklonit, i cili preku tokën në orën 12:30 me orën lokale (04:30 GMT) pranë Port Hedland, rreth 13 000 kilometra në verilindje të Perthit, në [...]Read More...

Cikloni “Zelia” godet Australinë Perëndimore

Cikloni i fuqishëm tropikal Zelia, i kategorisë 5, ka prekur tokën sot duke goditur veriun e Australisë Perëndimore, tha Byroja e Meteorologjisë (BoM).

Autoritetet paralajmëruan për pasojat “shumë shkatërruese” të ciklonit, i cili preku tokën në orën 12:30 me orën lokale (04:30 GMT) pranë Port Hedland, rreth 13 000 kilometra në verilindje të Perthit, në bregun verior të shtetit.

BoM paralajmëroi për erëra të forta, përmbytje dhe stuhi.

“Bërthama shkatërruese e sistemit, zona rreth syrit të ciklonit, po prek bregun në lindje të Port Hedland, duke sjellë erëra shumë të forta deri në 290 kilometra në orë si dhe reshje të dendura dhe përmbytje”, tha Matthew Colopy nga BoM në një konferencë për shtyp.

Colopy tha se Zelia po shkaktonte reshje shumë të dendura, duke shtuar se “shifrat totale pritet të arrijnë 200-300 milimetra gjatë 24 orëve të ardhshme, me një total deri në 500 milimetrave gjatë tre ditëve”.

Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave kishte paralajmëruar për një “ngjarje moti potencialisht kërcënuese për jetën” ndërsa Zelia u intensifikua në një sistem të kategorisë 5.