Çka do të thotë marrëveshja për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë?

Sot, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake. Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon. Nënshkrimi i këtij […] The post Çka do të thotë marrëveshja për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë? appeared first on Albinfo.

Çka do të thotë marrëveshja për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë?

Sot, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar Deklaratën trelaterale për aleancë ushtarake.

Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në Shqipëri, ku ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me nderime të larta ushtarake ka pritur homologët e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci dhe nga Kroacia, Ivan Anushiq.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se synimi i bashkëpunimit nuk është kërcënim për askënd, por mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, mirëpo është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë sigurinë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor por edhe sigurinë e vendeve tona. Tri vendet tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta janë të bashkuara për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që synon destabilizimin e regjionit. Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshe të tjera që u theksuan më herët nga dy ministrat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, shkëmbimit të personelit, trajnimit dhe edukimit. Një ndër pikat kyçe të këtij dokumenti është që Kroacia dhe Shqipëria do të angazhohen në vazhdimësi për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj të integrimit euro-atlantik. Ky dokument hap rrugë për bashkëpunim në veçanti për t’u përballur për rreziqet moderne që kërcënojnë sigurinë rajonale që janë kërcënimet hibride dhe të tjera. Hap rrugë që edhe vende të tjera t’i bashkëngjiten kësaj përpjekje tonë të përbashkët për paqe stabilitet dhe më shumë siguri”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve në përballimin e rreziqeve dhe sfidave të përbashkëta.

“Deklarata përkthen jo vetëm një vullnet politik, por gjithashtu disa prioritete që ne ndajmë së bashku. Kryesisht ka të bëjë me rëndësinë që vendet tona i japin ri ngritjes së industrisë ushtarake dhe nevojën që në këtë shtyllë të sigurisë kombëtare vendet tona të bashkëpunojnë edhe më thellë dhe më gjerë. Pika e dytë ka të bëjë për bashkëpunimin që forcat tona të armatosura do të bëjnë, qoftë në stërvitje apo në kapacitete. Kosova dhe Shqipëria kanë çka të mësojnë nga një aleat i vyer si Kroacia. Kjo deklaratë çel sirtarin e një bashkëpunimi më të thelluar dhe kemi marrë interes edhe nga aleatë të tjerë që t’i bashkohen kësaj iniciative”, tha ai.

E ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha se ky zhvillim strategjik pasqyron aleancën e ngushtë mes tri shteteve, të lidhura nga historia, sakrificat për liri dhe një vizion i përbashkët për një të ardhme të sigurt.

“Për shkak të gjeopolitikës duam të kemi bashkëpunim në rajonin tonë duke pasur parasysh rreziqet që janë prezentë dhe situatat që po ndodhin në Evropë, duke iu referuar edhe Ukrainës. Jemi duke menduar edhe për të kaluarën tonë e cila nuk është shumë e largët. Një informacion që e kemi nga e kaluara dhe na jep mundësi për t’u menduar, prandaj kemi marrë vendimin që të kemi një bashkëpunim ndërmjet tre shteteve. Ky bashkëpunim do të bazohet sidomos te dhënia e ndihmës te pjesa e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes, ndryshimit të përmbushjes së të gjithë marrëveshjeve që kemi firmosur deri tani. Këto tani duam t’i fuqizojmë dhe të ndajmë eksperiencën e shtetit tonë si Kroaci si pjesë e NATO-s dhe BE-së”, theksoi Anushiq.

Kjo marrëveshje trelaterale u konsiderua si e para në rajon.

The post Çka do të thotë marrëveshja për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë? appeared first on Albinfo.