Çmimi për implante dentare në Klinikën Stomatologjike do të ulet

Welcome to Kosova Today

Mjetet e sterilizuara i morën për përdorim. Ekipi i kirurgëve oral në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, me to kryen implantin dentar tek një pacient. E ky trajtim stomatologjik rifilloi pas plot 15 vitesh pauzë. Por ndonëse intervenime në baza ditore kryen edhe në sektorin privat, ndjesia për krye-kirurgun, Bylbyl Reçicën ishte tejet e […]

Çmimi për implante dentare në Klinikën Stomatologjike do të ulet

Mjetet e sterilizuara i morën për përdorim.

Ekipi i kirurgëve oral në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, me to kryen implantin dentar tek një pacient.

E ky trajtim stomatologjik rifilloi pas plot 15 vitesh pauzë.

Por ndonëse intervenime në baza ditore kryen edhe në sektorin privat, ndjesia për krye-kirurgun, Bylbyl Reçicën ishte tejet e veçantë.

“Atë ditë ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mu, edhe në fakt ka qenë të drejtën si me qenë hera e parë që unë kam qitë impiante. Ka qenë një emocion i përzier të cilin e kam përjetu shumë mirë për faktin se unë po ndihmoj që në Prishtinë këtu është një ndihmesë e madhe për pacientët të marrin edhe këtë shërbim të shumëpritur”, tha Reçica.
Aplikimi i terapisë me implante për pacientët për QKSUK-në shihet mjaft pozitiv.

“Në sektorin publik ka qenë shumë e nevojshme për arsye se kemi raste të ndryshme të cilat në pamundësi të rehabilitimit e tjera protetikore e kanë të domosdoshme edhe rehabilitimin me implantologji”, tha Lavdie Leci, u.d shefe e Klinikës së Kirurgjisë Orale.

E sipas drejtorit të Klinikës Stomatologjike, Kastriot Meqa, kërkesat për të marrë shërbime në Klinikën Stomatologjike janë shtuar.

Megjithatë, çmimi i tyre në këtë institucion është i lartë.

“Ajo pjesa para se të vendoset punimi protetikor shkon në çmimin deri në 400 euro që konsiderojmë se është i lartë për kategorinë e pacientëve që ne trajtojmë. Kemi dhënë propozime që këto çmime të zvogëlohen dhe deri në miratimin e kësaj çmimoreje të re për bashkëpagesa, ne jemi të obliguar të respektojmë rregulloret në fuqi”, tha Kastriot Meqa, drejtor i QKSUK-së
Prandaj së shpejti pritet që ky çmim të zvogëlohet.

“Një pjesë e këtyre procedurave nuk korrespodojnë me çmimin real të tregut dhe prandaj grupi punues ka disa javë dhe është para përfundimit, e gjitha aspekti ligjor që tash e tutje procedura të kushtojnë shumë më lirë dhe kjo është ideja që këto shërbime të merren vetëm në sektorin publik”, tha ministri Arben Vitia.

E nga burimet, Tëvë1 mëson se çmimi i këtij shërbimi pritet të bie nga 400 në 150 euro.

Aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë ka rifilluar pas 15 vitesh mungesë në sistemin publik shëndetësor.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Mjetet Ekipi Qendr Klinike Stomatologjike Universitare Kosov Bylbyl Prishtin Aplikimi QKSUK Lavdie Klinik Kirurgjis Orale Kastriot Megjithat Prandaj Arben Vitia

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Mjetet Ekipi Qendr Klinike Stomatologjike Universitare Kosov Bylbyl Prishtin Aplikimi QKSUK Lavdie Klinik Kirurgjis Orale Kastriot Megjithat Prandaj Arben Vitia

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online