CNN: Trump thotë se e “vlerësoi” letrën e Zelenskyt, Kremlini përgjigjet “pozitivisht”

Në fjalimin e tij të parë në Kongres që nga rikthimi i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se ai “po punon pa u lodhur për t’i dhënë fund konfliktit të egër në Ukrainë” dhe se ai e “vlerëson” një letër të dërguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas grindjes së tyre publike në

CNN: Trump thotë se e “vlerësoi” letrën e Zelenskyt, Kremlini përgjigjet “pozitivisht”

Në fjalimin e tij të parë në Kongres që nga rikthimi i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se ai “po punon pa u lodhur për t’i dhënë fund konfliktit të egër në Ukrainë” dhe se ai e “vlerëson” një letër të dërguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas grindjes së tyre publike në Zyrën Ovale të premten e kaluar, shkruan CNN.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet të mërkurën se si e sheh deklaratën e Zelenskyt se është i gatshëm të negociojë një marrëveshje paqeje, për të cilën ai u përgjigj: “Pozitivisht. Pyetja – është të ulesh me kë? Për momentin, ka ende një ndalim ligjor për presidentin ukrainas për të negociuar me palën ruse. Prandaj, qasja e përgjithshme është pozitive, por nuancat nuk kanë ndryshuar ende”.

Ndërkohë, shefi i shtabit të Zelenskyt ka këmbëngulur se nëse Rusia dëshiron t’i japë fund luftës, ajo duhet ta ndalojë bombardimin e përditshëm të Ukrainës.

“Rusia duhet t’i ndalë bombardimet e përditshme ndaj Ukrainës dhe ta bëjë këtë menjëherë nëse e dëshiron vërtet përfundimin e luftës”, tha shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak në një postim në rrjetet sociale.

Sulme të tjera në Ukrainë: Sulmet ruse në të gjithë Ukrainën vranë të paktën dy persona, plagosën tetë të tjerë dhe dëmtuan infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas të mërkurën në mëngjes.

Në përditësimin e saj të përditshëm mbi sulmet ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia nisi më shumë se 180 sulme me dronë gjatë natës, si dhe sulme me tre raketa balistike Iskander-M/KN-23 dhe një raketë kundërajrore S-300.