Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit: Djalosh i Dukagjinit, duro se fitorja është në duart e tua
Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm të BBVA-s, ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia. Përmes një postimi mbështetës për këngëtarin, aktori Lajçi e përgëzoi atë për guximin e energjinë. “Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; […]

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm të BBVA-s, ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia.
Përmes një postimi mbështetës për këngëtarin, aktori Lajçi e përgëzoi atë për guximin e energjinë.
“Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi ai përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjesti
Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!
Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt!
Jo!
Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit!
Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit!
Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je!
Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty.
Dashuria për Eglën do të bëhet edhe më e madhe—madje, më e madhe se zemra që ke!
Ja një version i korrigjuar dhe i rrjedhshëm:
• Duro, se fitorja është në duart e tua, Besart, dhe vëllai i madh do të përdorë “marifetin” e Gertës, Gjibanit dhe Jozit, se vetë i ka thyer rregullat, tani s’ka si del jashtë “jorregullave”!
P.S.
E di që do të më thonë: “Shih kujt i del zot artisti!” dhe “Ah, sa poshtë paska rënë…”, sepse populli im është mësuar të përkrahë vetëm të fortin dhe partiakun pushtetar!
27.02.2025