Cyrihu ndër qytetet me vozitjen më stresuese në botë

Cyrihu është ndër qytetet ku vozitja konsiderohet më stresuese, sipas një analize të re ndërkombëtare që ka krahasuar 79 qytete në Evropë, SHBA dhe Australi, përcjell albinfo.ch.
Studimi, i realizuar nga portali australian “Compare the Market”, ka marrë parasysh disa faktorë, përfshirë trafikun, shpejtësinë mesatare të vozitjes, kohën e udhëtimit për në punë, vështirësinë dhe koston e parkimit, joefikasitetin e trafikut dhe kushtet e pafavorshme të motit.
Cyrihu është renditur në vendin e shtatë, pas Sydneyt dhe para Miamit. Në qytetin zviceran, analiza ka vlerësuar veçanërisht edhe situatën e parkimit, e cila ka marrë një indeks vështirësie prej 43.46 pikësh nga 100.
Në krye të listës është Dublini, i ndjekur nga Los Angeles, Londra, New Yorku, San Francisco dhe Sydney. Pas Cyrihut renditen Miami, Chicago dhe Brukseli.
Për krijimin e renditjes janë përdorur të dhëna nga burime si TomTom Traffic Index, Numbeo, Parkopedia dhe Open-Meteo. Faktorët e ndryshëm janë përllogaritur në një indeks të përbashkët të quajtur “Driver Stress Score”. /Albinfo.ch
The post Cyrihu ndër qytetet me vozitjen më stresuese në botë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



