Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi

“Zhytuni në botën e gjuhës së krijuar nga autorja e njohur shqiptaro-zvicerane Drita Ademi, ndërsa ajo lexon pjesë nga poezitë e saj të ndjeshme dhe romanin e saj `Drita e burgosur`”. Kështu fillon ftesa nga subjekti letrar ALIT i cili na fton në një pasdite frymëzuese dygjuhëshe të mbushur me poezi dhe dialog, transmeton albinfo.ch.
E lindur në Prishtinë dhe tani jeton në Zvicër, Drita Ademi është një nga zërat më të shquar dhe origjinalë në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ajo u vlerësua me Çmimin prestigjioz Azem Shkreli në vitin 2024 për veprën e saj lirike.
Ajo deri më sot ka botuar shtatë përmbledhje me poezi: Andrra e Gjethe, Vesë mbi Dhimbje, Licht mit Regen (gjermanisht), Me kënd fola, Kiminle Konuştum (turqisht dhe shqip) În lumina dorumui / Në dritë të mallit (Rumanisht), dhe Life Writes in Braille (Anglisht).
Tani ajo prezanton prodhimin e saj të larmishëm letrar në Cyrih.
Këtë pasdite, ajo do të lexojë pjesë nga poezitë e saj të ndjeshme dhe nga romani i saj i parë në shqip dhe gjermanisht “Dritë e Burgosur”, përkthyer nga Dr. Kurt Goestentschigg.
Diskutimi do të drejtohet nga autorja e njohur kroate e zvicerane, Dragica Rajčić Holzner.
Një pasdite që ndërton ura midis kulturave.
Mbështetur nga Departamenti Kulturor i Kantonit dhe Qytetit të Cyrihut.
ADRESA
Mille et deux feuilles (Librari në Cyrih)
Glasmalergasse 6
8004 Cyrih
Tel. +41 44 291 11 33
1002 F
Koha: E diel, 25 tetor
14:00 – 16:00
The post Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



